TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja makabre e ndodhur dy ditë më parë në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, ku në një rezervuar u gjend e masakruar shtetasja, Drita Saliaj.
Sipas të dhënave më të fundit, kanë qenë tre të rinj ata që kanë hyrë në banesën e 50 vjeçares, me qëllim për ta grabitur.
Autor i kësaj ngjarje, të zbardhur vetëm sot nga policia, është nipi i bashkëshortit të viktimës që punon në si emigrant në Greqi.
Nipi i burrit bashkë me dy shokë të tij kanë hyrë më 5 janar në banesë.
Por pasi janë pikasur nga viktima, ata e kanë lidhur dhe e kanë hedhur më pas në rezervuarin e fshatit.
Vetëm ditën e djeshme, familjarët e 50 vjeçares, kanë informuar në polici për largimin nga banesa të Drita Saliaj.
Po ditën e djeshme polumbarët e Repartit Special Renea kanë bërë të mundur gjetjen në rezervuar të trupit të gruas.
Të arrestuarit në këtë ngjarje janë dy 16 vjeçarë dhe një 26 vjeçar.
L. S., 16 vjeç, banues në Gjerbës, djali i kunatit të së ndjerës, S. Sh., 16 vjeç, banues në Çërrillë, dhe E. Z., 26 vjeç, banues në Gjerbës, Mallakastër.