TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Napoli e nisi vitin në mënyrën më të keqe duke u mundur në shtëpi nga Interi me rezultatin 1-3. Kjo humbje ndaj Interit, ishte e para në shtëpi që nga viti 1997 për sa i përket kampionatit, duke lejuar zikaltërit që të thyenin një tabu në “San Paolo”.
Titullar e nisi edhe Elseid Hysaj i cili përfitoi nga mungesat e shumta për shkak dëmtimesh. Mbrojtësi shkodran ka zhgënjyer disi për paraqitjen e bërë dhe mediat italiane i kanë faturuar fajin për pësimin e golit të parë. Edhe ish-trajneri i Napolit, Xhani Di Marcio ka folur në lidhje me paraqitjen e tij duke e konsideruar amator.
“Hysaj gaboi dhe nuk e kuptoj pse nuk e mbrojti veten në rastin një kundër një me Lukakun. Diçka e tillë nuk bëhet as në Serinë B dhe ndoshta te amatorët. Pikërisht, kjo është e vërteta. Pa hidhëruar askënd, ky është realiteti. Shqiptari nuk ka vazhdimësi dhe po bën gabime elementare dhe duke i dhënë kundërshtarit forcë”, u shpreh Di Marcio.