AKTUALITET, 11 Korrik 2020, 11:21

Tirana vatra e koronavirusit, 1401 persona aktivë në të gjithë Shqipërinë

Tirana vatra e koronavirusit, 1401 persona aktivë në të


Tirana ka kapur sot rekord rastesh me koronavirus në 24 orët e fundit, të personave të testuar pozitivisht, duke rritur në mënyrë alarmante edhe numrin e personave aktivë në vend.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se më shumë se gjysma e rasteve totale ditore, është konfirmuar në Tiranë, me 62 raste.

Në vendin tonë aktualisht janë 1401 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Në 24 orët e fundit janë shëruar gjashtë qytetarë, duke e çuar në 1881 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë që janë në kushte shtëpie, të respektojnë detyrimin ligjor për të qëndruar të izoluar, për të mos rrezikuar shëndetin e të tjerëve.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.

Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 591

Durrës 229

Shkodër 178

Vlorë 120

Lezhë 68

Fier 42

Kukës 41

Korçë 34

Elbasan 33

Berat 25

Gjirokastër 22

Dibër 18.