TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë natës ka ndodhur një aksident në autostradën Levan-Tepelenë.
Mësohet se një makinë tip “BMW” është përplasur me një zetor dhe si pasojë janë plāgosur tre persona. Të plāgosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti ka qenë mjaft i fuqishëm, sa mjeti bujqësor zetor është kthyer përmbys, ndërkohë edhe BMW-ja ka pësuar dëme të shumta.
Pas aksidentit në këtë aks rrugor është krijuar shumë trafik. Ndërkohë Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.