TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Seanca e djeshme në Kuvendin e Kosovës është shoqëruar me tensione.
Në debate është përfshirë edhe Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, e cila ka ndërprerë seancën pas përplasjes me deputetin e LDK Xhavit Ukaj.
Lidhur me këtë incident ka reaguar vetë kryetarja e Kuvendit, e cila ka shkruar në facebook se ka denoncuar deputetin e LDK-së në polici.
Osmani shprehet se Ukaj e ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent.
POSTIMI:
Ndaj deputetit që më ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent për një institucion si Kuvendi, kam hapur rast në polici.
Shpresoj që organet e rendit të merren sa më shpejt me këtë rast, ndërkaq ne i kthehemi punës së Kuvendit të hënën në orën 14:00, sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit.
Ka tema të rëndësishme me të cilat duhet të merremi, siç është menaxhimi i pandemisë dhe nuk lejoj asnjë person të papërgjegjshëm të më pengojë në kryerjen e detyrës zyrtare në përputhje me rregulloren e Kuvendit.