TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditë me bilanc shumë të rëndë kjo e sotmja në vend, ku koronavirusi u mori jetën katër pacientëve të shtruar në Infektiv.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije sot se situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja.
“Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, tetë pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe katër prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde”- tha Genta Qirjako, nga Instituti i Shëndetit Publik.
Ministria apelon fort për shumë kujdes, zbatim strikt të rregullave, mbajtje të maskës dhe distancës.
“Ministria e Shëndtësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë që janë në kushte shtëpie, të respektojnë detyrimin ligjor për të qëndruar të izoluar, për të mos rrezikuar shëndetin e të tjerëve”-apeloi Ministria e Shëndetësisë.
COVID-19 – Statistika (11 Korrik 2020)
Testime totale 31933
Raste pozitive 3371
Raste të shëruara 1881
Raste Aktive 1401
Humbje jete 89 (Qarku Tiranë 47, Durrës 14, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 14, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1)