AKTUALITET, 23 Janar 2018, 18:13

Tinka Kurti shtrohet me urgjencë në spital, prej kohësh mjekohej nga...

Tinka Kurti shtrohet me urgjencë në spital, prej kohësh mjekohej
Aktorja e madhe Tinka Kurti është shtruar me urgjencë në spital. Lajmi konfirmohet për “Gazetën Shqiptare”, nga burime të afërta me aktoren.

Të njëjtat burime saktësuan se aktorja është ekzaminuar në një nga spitalet e kryeqytetit, duke shfaqur probleme në mushkri.

Aktorja po merr ndihmën mjekësorë dhe mësohet se është nën monitorimin e vazhdueshëm të mjekëve.

Kujtojmë se aktorja do të duhej të ishte në skenë për të performuar në operan e famshme “Carmen” me regji të Gëzim Myshketës.

Fotoja e mësipërme është bërë gjatë provave. Nga grupi që po punon për produksionin mësohet se Tinka nuk ka qenë në prova.