LIFESTYLE, 4 Dhjetor 2017, 11:19

Ti, trupi yt, mendja jote dhe ushqimi yt

Rezultate studimesh mahnitëse

Studimet e specializuara në lidhje me trupin e njeriut dhe ushqimin përmendin faktin se forma e çdo peme, bime apo perimi tregon pjesën e trupit për të cilën është e dobishme…

Ja disa shembuj:

 

Kjo është karrotë e prerë për së gjëri, i përngjan bebes së syrit dhe me të vërtetë, studimet kanë vërtetuar se karrota është shumë e dobishme për shikimin.

 

Kjo është një shtresë domate e kuqe, e cila ka katër zgavra, sikurse zemra e cila ka ngjyrë të kuqe si dhe katër zgavra. Të gjitha studimet bashkëkohore vërtetojnë se domatet janë ushqim i zemrës dhe gjakut.

 

Tufa e rrushit i përngjan formës së jashtme të zemrës, dhe çdo kokërr rrushi i përngjan një qelize të gjakut. Tashmë studimet tregojnë se rrushi është i shëndetshëm për zemrën, e po ashtu edhe për gjakun.

 

Arra i përngjan së tepërmi formës së trurit me dy hemisferat e tij. Studimet vërtetojnë se ngrënia e arrës ndikon në rritjen e shumë qelizave nervore të cilat ndihmojnë veprimtarinë e trurit.

 

Fasuleja u ndihmon veshkëve në kryerjen funksionit të tyre, ajo i përngjan formës së veshkave.

 

Selino i përngjan formës së eshtrave, madje është e dobishme për to. Sasia e sodiumit në selino është 23 %, e njejta përqindje gjendet në eshtra.

 

Avokado, patëllxhani dhe dardha, të gjitha janë të domosdoshme për shëndetin e mitrës së gruas. Studimet tregojnë se nëse gruaja ha një kokërr avokado për çdo javë, një gjë e tillë ndihmon në barazpeshën e hormoneve të mitrës si dhe pakëson gjasat e sëmundjes së kancerit të qafës së mitrës. Është me rëndësi të përmendim faktin se avokado ka nevojë për 9 muaj që të piqet plotësisht.

 

Fiku është pemë e mbushur plotë e përplot me farra, dhe se përdorimi i tij është i dobishëm për burrat, pasi rrit numrin e spermatozoidëve si dhe pakëson gjasat e sterilitetit.

 

Ulliri është i dobishëm për shëndetin dhe punën e vezoreve të gruas.

 

Patateja e ëmbël për nga forma i përngjan pankreasit dhe ndihmon në barazpeshën e sheqerit në gjak.

 

Portokalli, limoni dhe agrumet tjera u përngjajnë gjëndrave të cilat shtojnw qumështin në gjoksin e gruas, madje ato janë të rendësishme për shëndetin e gjirit.

 

Qepa, u përngjan qelizave të trupi. Studimet tregojnë se qepa ndihmon në pastrimin e trupit nga sekrecionet, si dhe i bën sytë të lotojnë, me kwtw rast lotët bëjnë pastrimin e shtresave të syve.