LIFESTYLE, 4 Dhjetor 2017, 10:19

Jon Gjebrea nën ngjyrat e dashurisë

Ashtu si për çdo njeri kanë nisur përgatitjet e festave të fundvitit, një gjë tw tillë po bën dhe Joni Gjebrea, djali i moderatorit të njohur Ardit Gjebrea.

Ai ka publikuar në rrjete sociale një pjesë të arredimit dhe gjithashtu një ëmbëlsirë festash mjaft të këndshme. Krahas fotos ai ka shkruar se kjo ëmbëlsirë është përgatitur nga e dashura e tij Merlin. Duket se ky fundvit do të jetë mjaft i bukur për Jonin, pasi krahas familjes së tij ai po i kalon pranë personit të zemrës.