LIFESTYLE, 4 Dhjetor 2017, 10:06

Konsumimi i kakao-s largon sklerozën!

Konsumimi i kakao-s largon sklerozën!

Kakao mund të ndihmojë në largimin e sklerozës, duke rritur qarkullimin e gjakut në një pjesë të trurit, që ka lidhje me kujtesën. Ky është përfundimi i një studimi amerikan të publikuar në revistën ‘Nature Neuroscience’.

Kërkuesit shkencorë, vëzhguan 37 persona nga 50-69 vjeç, të cilëve iu dhanë doza të ndryshme kakao-je për tre muaj radhazi.

Më pas, të vëzhguarit u provuan në një test kujtese dhe u vu re që ata që kishin konsumuar më shumë kakao, kishin rezultate më të mira sesa ata që kishin konsumuar më pak.