TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të burgosurit e Guantanamos, kanë bërë dhjetra punë artistike, gjatë qëndrimit të tyre në këtë burg famëkeq, ku janë aplikuar tortura çnjerëzore.
Foto e mëposhtme tregon një pikturë, të një ish të burgosuri të Guantanamos, Muhammad Ahmad Abdallah. Kjo pikturë tashmë është pjesë e një ekspozite në New York.
Por ushtria amerikane ka në plan që ti shkatërrojë të gjitha punët artistike që të burgosurit kanë bërë, gjatë qëndrimit të tyre në Guantanamo, me pretendimin se janë pronë e qeverisë.
Megjithatë, sipas Profesorit Mickey Davis, të ligjit për pronësinë intelektuale në Universitetin e Cleveland, pretendimi i ushtrisë amerikane, se pronësia intelektuale i takon qeverisë, është i gabuar. Sipas profesorit, pronësia intelektuale e këtyre veprave i takon të burgosurve, sepse ligji amerikan ja jep këtë të drejtë atyre për 70 vitet e ardhshme.
Burimi: New York Times / TPZ.AL