LIFESTYLE, 30 Maj 2018, 14:21

“Ti duron çdo kapriço timen!” Albani i tha të gjitha për ditëlindjen e Miriamit dhe s’duhet humbur

“Ti duron çdo kapriço timen!” Albani i tha të

Sot është një ditë e veçantë për Alban Skënderajn pasi gjysma e tij më e mirë, Miriam Cani feston ditëlindjen.

Këngëtarja shqiptare bëhet 33 vjeçe dhe kjo ditë për të ka qenë e mbushur plot me urime. Por më i veçanti dhe më emocionuesi nga urimet ka qenë ai i partnerit Alban Skënderaj, i cili përmes një fotoje ka bërë një dedikim përlotës në Instagram.

Albani tregon për herë të parë diçka të padëgjuar nga marrëdhënia e tij me Miriamin, për të cilën thotë se duron kapriçot e tij dhe karakterin jo të lehtë. Më pas ai vijon me fjalët më romantike që mund të ketë thënë ndonjëherë për nënën e vajzës së tij dhe që s’duhen humbur:

“Kush na njeh e di qe jam unë ai me fat, qe ti je një bekim ne jetën time dhe ne familjen tone, qe pa ty unë nuk isha ky qe jam! Ti, qe dhuron dashuri e përkushtohet pa asnjë kusht, qe duron çdo kapriço te karakterit tim jo te lehte, që zbeh çdo pasiguri timen. Ti për mua nuk je as 1 në 7.6 miliardë! Ti për mua je TI, E VETMJA! Mikja ime e zemrës time, spiranca ne qiellin tim!

Kush na njeh e di që jam unë ai me fat!

Gëzuar shpirt ❤”

https://www.instagram.com/p/BjZbuY-HnMZ/?taken-by=albanskenderaj