LIFESTYLE, 30 Maj 2018, 10:39

Kush është i dashuri miliarder i Morena Tarakut: Nga akuzat për vrasje te video-skandalet

Sasha Sobhani u përfol sot si i riu që i ka rrëmbyer zemrën bukuroshes shqiptare, Morena Taraku.

Miliarderi nga Teherani është djali i Ahmad Sobhani, i cili ka qenë ambasadori iranian në Venezuelë dhe Meksikë.

Në vitin 2012, ai dyshohej për një vrasje, pasi një djalë i ri humbi jetën në një përleshje gjatë një feste të shfrenuar natën. Ai që e çoi në spital të riun ishte vetë Sasha, i cili tha se e gjeti në atë gjendje në rrugë. Sidoqoftë, kohë më pas ai u lirua nga akuzat.

Sasha Sobhani njihet për jetën përplot skandale dhe mjafton të kërkosh me emrin e tij në Google dhe foto nga më të ndryshmet me femrat nudo shfaqen.

Mediat arabe shkruajnë shpesh për jetën e tij luksoze dhe shpenzimet marramendëse. Ende nuk dimë se ku e ka njohur Morena të riun miliarder, dhe nëse e kaluara e tij ka qenë arsyeja se pse ajo e ka mbajtur të fshehur lidhjen gjatë gjithë kësaj kohe.