LIFESTYLE, 30 Maj 2018, 10:28

E tradhtoi 35 herë, por ia fali? Futbollisti shqiptar lidhet sërish me ish-të dashurën

Lidhja e tyre mori fund pas 4 vitesh për shkak të tradhtisë. Një foto e publikuar në 2017-n, në Instastory, nga e dashura e futbollistit shqiptar Mërgim Mavraj tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Lisa, vajza bionde nga Gjermania me të cilin Mërgimi kishte 4 vjet lidhje, shkruante se ai e kishte tradhtuar 35 herë.

“Një tradhtar do të mbetet gjithmonë një tradhtar” dhe “Asnjë mysliman i vërtetë nuk është kështu”, ishin dy nga fjalitë që shkruante ajo.

Në ato kohë dyshja nuk u pa më bashkë deri më tani. “Prive” publikoi dje një foto ekskluzive të çiftit dhe burime shprehen se Mërgimi është prej disa vitesh i lidhur me një gjermane.

Dyshimet janë se është e njëjta femër, pasi përputhet me Lisa-n nga flokët bionde apo origjina, por ende nuk është siguruar nga ana e çiftit.