LIFESTYLE, 30 Maj 2018, 10:18

Noizy “gëzon” për humbjen e Shqipërisë, ja shuma që fitoi nga skedina

Mbrëmjen e djeshme, Shqipëria luajti në ndeshjen miqësore me kombëtaren e Kosovës, ku humbi me rezultatin 3 me 0. Shumë persona kanë vendosur të vënë skedina në lidhje me këtë ndeshje të rëndësishme, një ndër ta është edhe reperi shqiptar Noizy.

Këngëtari i hitit “Midis Tirone”ka parashikuar humbjen e Shqipërisë dhe ka qëlluar në shenjë me rezultatin. Në profilin e tij në “Instagram”, Noizy njofton se i ka buzëqeshur fati dhe ka arritur të fitojë skedinën.

“Leku te leku shkon. Go Kosovë se kena ngel keq sonte. S’na jep as Baçi lek mo”, shkruan Noizy.

Ndërsa postimin e rradhës shkruan “M’duket se i kapa të dyja”.

Me një tufë me para në dorë, Noizy vë në lojë mikun e tij Varrosi e në videon që ka postuar shprehet: “Alo! Varrosi humbi por fitova unë”.

[video width="640" height="1136" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/05/32321168_177304202987010_1775290771424230257_n.mp4"][/video]

Noizy kishte vendosur 200 mijë lek të vjetra skedinë për Kosovën dhe arriti të fitojë jo pak, por 1 milionë e 60 mijë lek të vjetra.