LIFESTYLE, 30 Maj 2018, 10:23

Klea Huta shkon në darkë iftari, fansat e kritikojnë për veshjen: “Me gjoks jashtë?”

Këngëtarja Klea Huta është përfshirë në një debat me fansat e saj të cilët e kanë kritikuar për veshjen që kishte zgjedhur në një darkë iftari, me rastin e Muajit të Ramazanit.

Klea ka shoqëruar një mikeshën e saj për darkë, por ajo që ka shqetësuar ndjekësit është veshja e këngëtares ku bluza ishte më e hapur seç “lejohet nga feja”.

“Iftar me këtë veshje?”, i shkruan një komentues.

“E pse kështu? Si mund të shkosh ti në një iftar e veshur ashtu? Ku feja islame nuk e lejon”, shkruan një tjetër.

Por Kleas nuk i kanë pëlqyer aspak kritikat dhe madje i ka ofenduar disa nga komentuesit:

“Injorantë të një kalibri shumë të lartë” i ka cilësuar moderatorja kritikuesit e saj duke uruar që Zoti t’i bekojë të gjithë.