AKTUALITET, 23 October 2026, 10:55

Thyhet 'akulli'/ Një ditë pas urdhrit të Ramës, vjen dorëheqja e parë! Ikën drejtori i Hekurudhave

Thyhet 'akulli'/ Një ditë pas urdhrit të Ramës,

Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama që të jepnin dorëheqjen të gjithë drejtorët e institucioneve, për shkak të protestave masive kundër tij, vjen edhe dorëheqja e pare.

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho, nje nga njerezit me te besuar të Belinda Balluku, teksa dilte nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, pranoi se kishte dhënë dorëheqje nga posti i tij.

“Kam dhënë dorëheqje nga detyra. Në SPAK isha për histori të vjetra.”, tha ai.

Ende nuk dihet arsyeja pse Verdho u thirr në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa para mediave teksa linte SPAK, ai nuk dha asnjë detaj.

Pyetjes nëse ka dhënë dorëheqjen, apo se përse është thirrur sot në SPAK, ai i është përgjigjur duke qeshur: 'Po, po… Histori të vjetra.'

Kjo nuk është hera e parë që shihet në dyert e SPAK. Ai është parë edhe gjatë muajve maj, qershor, por së fundmi edhe në 8 tetor.

Sakaq, priten largime masive nga drejtuesit e institucioneve. Kujtojmë se nesër është thirrur një protestë kombëtare në orën 10:00, ku është ftuar dhe diaspora.

Rinia shqiptare proteston prej 11 ditësh kundër qeverisë Rama, ndërsa kërkon dorëheqjen e kryeministrit, si një kërkesë e panegociueshme.