SPORT, 24 Gusht 2020, 13:12

Thiago Silva thotë “po”, firmos këtë javë në Premier League

Thiago Silva thotë “po”, firmos këtë javë


Thiago Silva është gati për një aventurë të re. Qendërmbrojtësi brazilian, pasi përjetoi eksperiencën e parë në Europë me Milanin, kaloi te PSG dhe nga francezët largohet pas finales së Champions League.

“Ishte ndeshja ime e fundit si lojtar i PSG. Jam i trishtuar, por do të kthehem në një rol tjetër në të ardhmen. Për momentin dua të luaj edhe 3-4 vite dhe të jem pjesë e Brazilit në Kupën e Botës në Katar”, tha pas ndeshjes Silva për RMC Sport.

https://twitter.com/telefoot_chaine/status/1297846843527831553?s=20

Chelsea pritet të jetë klubi i ri i mbrojtësit, pasi raportohet se ai e ka pranuar ofertën e londinezëve dhe do të vihet nën urdhrat e trajnerit Frank Lampard. Silva pritet të nënshkruajë gjatë javës dhe të nisë një aventurë të re në Premier League.