AKTUALITET, 20 Shtator 2019, 18:15

Theret për vdekje me thikë, shokët preferojnë të filmojnë ngjarjen e rëndë e jo ta ndihmojnë 16-vjeçarin

Theret për vdekje me thikë, shokët preferojnë të
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur disa javë më parë në Nju Jork, ku një student është rrahur brutalisht dhe më pas është therur me thikë. Por ajo çfarë është parë para kësaj ngjarje mkabre ishte reagimi i dhjetëra adoleshenteve të cilët kanë qenë dëshmitarë të kësaj ngjajre të rëndë. As që janë munduar t’i vijnë në ndihmë viktimës 16-vjeçare, por kanë qëndruar duke regjistruar video, teska agresori e therte atë me thikë. Policia e qytetit e ka quajtuar këtë gjest si të egër, nga ana e të rinjve. Khaseen Morris u nga jeta pa bërë 17 vjeç, si shkak i një sheri mes të rinjve ku një 18-vjeçar, i nguli thikën si shkak i çështjes së një vajze që ato po diksutonin. 16-vjeçari nuk u mbijetoi dot plagëve të marra, dhe humbi jetën në spital. Shokët e tij nuk dëshironin ta ndihmonin, por preferuan që vdekjen e tij tragjike ta regjistronin në me celularët e tyre./WELT