AKTUALITET, 20 Shtator 2019, 17:36

FOTO/ Këto janë femrat vrasëse, anëtare të karteleve të tmerrshme meksikane

Në Meksikë, kartelet e drogërave por që kryejnë edhe veprimtari të tjera kriminale janë zhvilluar kaq shumë, sa pjesë e tyre janë edhe vajza, të cilat kryejnë vrasje, madje të tmerrshme.

Një nga vajzat e quajtur Juana, rreth 20 vjeçe, me flokët e kuq dhe ndryshe nga vajzat moshatare, i ka hyrë rrugës së krimit. Juana ka filmuar madje edhe me mitraloz në dorë. Megjithëse mund të ketë një fytyrë të pafajshme, Juana është në të vërtetë një nga gratë më të rrezikshme në botë, një vrasëse e ftohtë që të pi gjakun, shkruan “The Sun”.

Juana është ajo e cila njihet nga komuniteti vendor, për shkak se ka ka vrarë 5 burra, dhe më pas pinte gjakun e tyre të ngrohtë para se të bënte seks me trupat e tyre të dekompozuar. Juana – e njohur si Le Peque ose “e Vogla” – është pjesë e grupimeve kriminale të karteleve famëkeqe meksikane , të cilat kanë parë 115,000 njerëz të vdesin midis 2008-2018.

Të njohura si Sicarias – që do të thotë “gra të goditura” – këta vrasëse vdekjeprurëse përdorin pamjen e tyre për të afruar viktimat e tyre para se t’i vrisnin me gjak të ftohtë. Bandat meksikane arrijnë të rrëmbejnë vajzat e vogla 7 vjeçe, i rrisin ato dhe kur rriten bëhen vrasëse gjakftohta. Kjo ndodh për shkak se trafikantët dhe anëtarët e bandave në Meiksikë kanë pasuri marramendëse, ata rrinë shpesh me ora të shtrenjta e të veshur më së miri.

Po ashtu, edhe Claudia Ochoa Felix e quajtur Kim Karadashain i krimit të organizuar, u gjet e vdekur në shtratin e dashnorit të saj kriminel nga një aspiratë pulmonare, e cila mund të shkaktohet nga mbytja. Anëtarët e kartelëve vazhdojnë që të promovojnë në rrjete sociale foto që tregojnë luksin e shfrenuar, me shtëpi të reja, makina të reja, tigra etj.