TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mediat kosovare kanë krahasuar komunikimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në emision me atë të kryeministrit Edi Rama. Për ta ofendimi i drejtuesve të emisionit është huazuar nga kryeministri Edi Rama. Hashim Thaci i ftuar në Rubikon për të folur rreth proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova ka kaluar në ofendimi me drejtuesin e emisionin Adriatik Kelmendi. Teksa gazetari e pyeti rreth deklaratave për Berishën, Thaci tha se nuk komenton deklarata të askujt.
‘Ku po e di ti që e kam thënë për Sali Berishën. A ia kam përmend emrin. Tregoju njerëzve pse po rren, hajde pse po rren, pse po rren. Je tu rrejt. Po rren. Po rren, po rren. Tregoju qytetarëve a e kam përmend Sali Berishën. Nuk është mirë që të flitet kështu pa fakte. Po bën Shpifje, manipulim. Je tu rrejt për llajka’’, ishin fjalët e presidentit i cili nuk dinte të ndalej duke akuzuar Kelmendin.