TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur auditin në klubet shqiptare të futbollit, teksa së fundmi janë hedhur dyshimet për informalitet. Kontrolli ka nisur në disa klube të Kategorisë së Parë dhe të Dytë, të cilat janë denoncuar për mospagim të detyrimeve ndaj shtetit.
Mësohet se pas këtij auditi nga Drejtori e Përgjithshme e Tatimeve, pritet të ketë gjoba dhe masa ndëshkuese ndaj klubeve që iu janë shmangur detyrimet. Bylis, Apolonia, Tomori, Lushnja, Nafëtari, Skrapari dhe Butrinti mësohet të jenë disa nga klubet ku dyshohet të ketë pasur informalitet. Megjithatë përgjigja e fundit i takon Drejtorisë së Përgjithëshme të Tatimeve.