BALLKAN, 9 Shtator 2018, 12:59

Greqi, kapet shqiptari me 20 kg kanabis në makinë

Greqi, kapet shqiptari me 20 kg kanabis në makinë

Gjatë ditës së sotme policia greke ka arrestuar në Kostur një 52 vjeçar shqiptar me 20 kg kanabis në makinë.

Policia greke kontrolloi makinën, ku rezultoi se ishin fshehur dy qeska të zeza që përmbanin 20 kg 850 gram marijuane.

Autoritetet greke kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 celularë me 2 karta SIM, 250 euro dhe 8600 lek të reja shqiptare.

Në total nga Janari 2018 deri sot, në Igumenice, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athinë, Selanik, Artë, Aitiloakarnania, Kostur, Grevena, Follorinë, Aleksandroupoli, etj. policia greke ka sekuestruar rreth 8 ton marijuane që vinte nga Shqipëria.TPZ.AL