TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas mbarimit të vizitës së Vuçiç në Kosovë, Hashim Thaçi ka treguar arsyen se përse nuk e viziton dot Luginën e Preshevës. Ai deklaroi se nuk mund ta vizitojë pasi është i dënuar në mungesë nga Serbia.
Më tej tha se " dënim Serbia nuk ma ka falur kurrë dhe as unë nuk e kam kërkuar atë falje. Unë nuk mund t’ia mësyj kufirit dhe të ballafaqohem fizikisht me policinë e Serbisë".
Deklarata e plotë:
Nuk mund të vizitojë Luginën e Preshevës, pasi jam i dënuar në mungesë nga Serbia.
Jam i dënuar në mungesë nga Serbia. Atë dënim Serbia nuk ma ka falur kurrë dhe as unë nuk e kam kërkuar atë falje. Unë nuk mund t’ia mësyj kufirit dhe të ballafaqohem fizikisht me policinë e Serbisë. Aktualisht, rrethanat janë të atilla që Beogradi nuk e sheh të dobishme e as të arsyeshme prezencën time atje. Nuk e kam bërë kurrë kërkesën, por e imagjinoj sjelljen e tyre.
Por, pavarësisht nëse e vizitoj apo jo, unë do të punoj ngushtë me përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Banorët e atjeshëm janë banorët më të diskriminuar në Evropë.
Kosova nuk është vetëm Hashim Thaçi dhe ata që nuk mund të shkojnë në Serbi, sepse ishin bartës të luftës çlirimtare. Por, mendoj se ata që mund ta vizitojnë, mund ta bëjnë këtë pa pasur asnjë pasojë. TPZ.AL