TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bratislav Gasiç, kreu i Agjencisë së Inteligjencës serbe (BIA) ka hyrë para pak minutash në Kosovë.
Sipas burimeve të “Indeksonline”, ai ka hyrë në Kosovë me tre vetura të llojit “Audi A8” dhe një veturë tjetër të llojit “Land Cruser”.
Për hyrjen e tij, Gasiç ka shfrytëzuar pikën kufitare në Bërnjak, përkatësisht portën numër 31.
Më poshtë “Indeksonline” ua sjell edhe fotografinë nga vendi i ngjarjes.
Ndryshe, sot në Kosovë rreth orës 14:00, pritet të arrijë edhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç./Indeksonline/