AKTUALITET, 2 Shtator 2018, 17:38

Zjarri shkrumbon magazinën në Fier, rreth 400 mijë euro dëm

Mesditën e sotme, rreth orës 15:30, në lagjen “16 Prilli”, në magazinën me kafe në pronësi të shtetasit H.O ka rënë zjarr, duke shkatuar një dem prej rreth 400 mijë euro.

Në vendngjarje u dërguan shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrëfikës të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike në magazinë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, ndersa janë djegur rreth 70 ton kafe.

54548