AKTUALITET, 13 Korrik 2018, 08:41

Shkrumbohet natën një makinë në Durrës, policia nis hetimet

Nje makine eshte djegur gjate nates ne Durres. Gazetari i “Panorama” raporton se automjeti me targa AA347OO eshte perfshire ne flake rreth ores 02.00 te mengjesit te sotem.

Ngjarja ka ndodhur ne qender te qytetit bregdetar, ne rrethana qe ende presin te sqarohen nga policia.

Policia e njoftuar per ngjarjen ka mberritur ne vend dhe ka nisur hetimet per zbardhjen e shkakut te djegies se automjetit.