AKTUALITET, 14 Gusht 2020, 15:29

2935 raste të reja brenda 24 orëve/ Spanja vendos masat kufizuese, mbyll baret dhe diskotekat

2935 raste të reja brenda 24 orëve/ Spanja vendos masat kufizuese,

Spanja është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi ku numri i të infektuarve vazhdon të rritete dita ditës. Dë fundmi atoritetet kanë bërë të ditur se gjatë 24 orëve janë regjistruar 2935 raste të reja. Ditën e sotme Ministri i Shëndetësisë në Spanjë, Salvador Illa, njoftoi se për të parandaluar përhapjen e COVID-19 janë marrë sërish masa kufizuese.

Kështu në vend do të mbyllen bare, klubet e natës si edhe nuk do të lejohet pirja e duhanit në rrugë në rast se nuk respektohet distanca prej 2 m.

Në Spanjë vendi më i prekur nga Covid-19 është Madridi ku së fundmi janë regjistruar 842 raste të reja. Ndërkohë në botë numri në total i të prekurve ka shkuar 21 milionë, ndërsa janë regjistruar 755,000 víktíma.