SPORT, 6 Qershor 2020, 17:39

Testet te Tirana për Covid-19, dalin përgjigjet: Bardheblutë janë të pastër...

Lajme pozitive për sa i përket testeve për Koronavirus te Tirana. Burime pranë klubit bëjnë me dije se, të gjithë futbollistët dhe pjesarët e klubit bardheblu janë të pastër, duke mos rezultar asnjë i prekur, pas sfidës ndaj Bylisit që u zhvillua ditën e mërkurë ku skuadra e Egbo triumfoi me rezultatin 1-3. Një lajm ky që i ndez dritën jeshile, takimit të nesërm mes Luftëtarit dhe Tiranës.

Pritet që së shpejt klubi bardheblu të dalë me një komunikatë nëpërmjet faqes zyrtare në lidhje me përgjigjet e tamponëve të kryera mëngjesin e ditës së sotme.