SPORT, 4 Qershor 2020, 17:01

Video/ Grushte ndaj rivalit, federata kroate jep dënimin për Eros Grezdën

Video/ Grushte ndaj rivalit, federata kroate jep dënimin për Eros

Eros Grezda do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për katër ndeshjet e ardhshme, kjo pasi në fund të takimit që Osijeku luajti në fushën e Rijekës, ka goditur me grusht lojtarin e skuadrës kundërshtare, Mirko Çolak. Ngjarja ndodhi në parkingun e stadiumit, por ngacmimet kishin nisur që në fushën e lojës. Grezda deklaroi se reagimi i tij erdhi për shkak të fyrjeve nga familja dhe etnia nga ana e Çolak, ndërsa sulmuesi i Rijekës e mohoi diçka të tillë.

Njoftimi i federatës kroate:

“Komisioni disiplinor vendosi një pezullim prej katër ndeshjesh për Eros Grezdën në kampionat ose kupe. Ai u dënua për sulmim fizik ndaj lojtarit të Rijekës, Antonio Mirko Çolak jashtë fushës së lojës në stadiumin e Rijekës pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë, duke kryer kështu një shkelje të nenit 57 të Rregullave Disiplinore. Përmes klubit, ky vendim iu dorëzua lojtarit”.