AKTUALITET, 1 Prill 2020, 16:29

Testet për Covid-19, Policia kallëzon në Prokurori "Spitalin Amerikan", për kontrabandë dhe përhapje paniku

Testet për Covid-19, Policia kallëzon në Prokurori "Spitalin

Policia e Shtetit ka dorëzuar një kallëzim në Prokurori, për "Spitalin Amerikan", lidhur me testimet që kryhen në këtë spital për koronavirusin Covid-19.

Këtë lajm e ka konfirmuar kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, për televizionin "Vizion Plus".

"Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, konfirmoi për “Vizion Plus” se Policia e Shtetit ka bërë një kallzim pranë organit të akuzës për të nisur hetimet për mashtrimet që po iu behen qytetarëve shqiptare me testet, në kushtet e pandemise. Prokuroria e Tiranës do të hetojë subjektin privat, Spitali Amerikan, sipas nenit 267 të Kodit Penal për përhapjen e informatave të rreme që ngjallin panik si dhe bazuar ne nenin 174 të Kodit Penal për kontrabande me mallra të tjera", thuhet në kronikën e televizionit.

Organi i akuzës do të hedhë shortin për të caktuar se cili prokuror do të hetojë këtë çështje.

Vetë drejtori i këtij spitali, Klodian Allajbeu, deklaroi në emisionin "Opinion" të gazetarit Blendi Fevziut, se spitali disponon një pajisje që mund të kryejë deri në katër mijë testime në ditë, për koronavirusin Covid-19.

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2020/03/31/oferta-e-testeve-me-pagese-te-covid-19-nga-spitalet-private-ngre-dilema-etike-dhe-ligjore/