TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kyetari i opozitës, Lulzim Basha, i është përgjigjur ministrit të koronavirusit dhe tërmeteve, Arben Ahmetaj, lidhur me gropën financiare që do të krijohet pas luftës ndaj koronavirus, duke i përmendur kontratat qindra milionë euro të inceneratorëve.
Basha tha se ministri i koronavirusit, duhet të japë një kontribut personal, që gropa financiare të mos jetë kaq e thellë, duke dëmtuar ekonominë dhe qytetarët. Ai u shpreh se qindra milionë euro, "nuk mund të shkojnë më për Klodian Zoton dhe ata që fshihen pas tij".
”Ministri Ahmetaj dhe Klodian Zoto duhet urgjentisht të dorëzojnë kontratat, që do t'ju kushtojnë shqiptarëve më shumë se 400 milionë euro, të inceneratorëve. Ky do të jetë kontributi personal i zotit Ahmetaj dhe i zotit Klodian Zoto, që gropa të mos jetë kaq e thellë. Këto para, që janë planifikaur t'u merren shqiptarëve, një pjesë prej të cilave janë hedhur tashmë, madje në disa raste edhe pa filluar puna akoma, me kompani offshore, këto para nuk mund të shkojnë më tek Klodian Zoto dhe as tek ata që fshihen pas tij. Kështuqë zoti Ahmetaj ka një kontribut personal për të dhënë, që gropa të mos jetë aq e thellë, sa e kanë parashikuar edhe para pandemisë, me PP-të, koncesionet dhe tenderat korruptiv", u shpreh Basha.
/TPZ.al/