TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbretëria e Bashkuar, duket se tashmë ka hyrë në fazën më të rëndë të krizës së koronavirusit.
Vetëm në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 563 qytetarë, duke shënuar kështu rritjen më të lartë të fataliteteve në këtë vend, që prej shfaqjes së Covid-19. Në total, 2,352 persona kanë humbur jetën në Mbretërinë e Bashkuar, si pasojë e virusit.
Numri i personave të infektuar gjithashtu është rritur ndjeshëm, me 4,324 raste të reja brenda një ditë, duke e çuar numrin e të infektuarve zyrtarisht, në 29,474.
Qeveria britanike, ka vendosur masa të rrepta të distancimit social, në përpjekje për të ndalur përhapjen e virusit dhe për të shmangur kolapsin e sistemit shëndetësor. Kryeministri Johnson ka lajmëruar se 21 ditë pas izolimit, do të shtyrtohen hapat e mëtejshme dhe mundësia e relaksimit të masave radikale.
Megjithatë, Zëvendës Oficerja e Mjekësisë në Mbretërinë e Bashkuar, ka deklaruar se do të duhen të paktën gjashtë muaj, që jeta normale të rikthehet në këtë vend.
/TPZ.al/