AKTUALITET, 1 Prill 2020, 14:12

VIDEO/ Ambulanca e tretë brenda ditës mbërrin tek Infektivi, dyshohet për shoqërimin e një personi me koronavirus

VIDEO/ Ambulanca e tretë brenda ditës mbërrin tek Infektivi,


Një autoambulancë ka mbërritur në ambjentet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë ku gazetarja e Fax News bën me dije se bëhet fjalë për një rast të dyshuar me koronavirus.

Nga pamjet duket që stafi që shoqëron personin në fjalë është i veshur me uniforma të posaçme kundër depërtimit të virusit ndërsa ende nuk dihet gjendja e pacientit.

Ditën e sotme kanë mbërritur pranë Infektivit edhe dy ambulanca të tjera ku është parë nga vëzhgimi se pacientët që janë shoqëruar pas disa kohësh kanë dalë në këmbë nga spitali.