TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sali Berisha e ka quajtur ‘terror takim’, takimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama me studentë dhe pedagogë.
Sipas Berishës, vajzat u nxorrën me forcë nga salla dhe u denoncuan në polici me urdhër të Ramës vetëm sepse i thanë atij të vërtetën mbi situatën e studentëve sot.
Gjatë fjalës së Ramës dy vajza aktiviste të lëvizjes “Për universitetin” kanë nxjerrë një banderolë ku shkruhet “Boll i zhvatët studentët”. Vajzat aktiviste kanë folur në lidhje me reformën në arsimin e lartë, por në këtë moment kanë ndërhyrë personat që kujdeseshin për sigurinë e aktivitetit duke i nxjerrë jashtë vajzat. Në ikje dëgjohen të bërtiturat e njërës prej vajzave që thotë “Boll i zhvatët studentët”, ndërkohë që Rama ia kthen duke iu drejtuar të pranishme me frazën “me siguri ngelëse”.