TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në një takim me gra dhe vajza në Laprakë, ku foli lidhur me një nga nismat e qeverisë, atë të mbylljes së pikave të basteve. Ndërsa paraqiti të mirat që vijnë nga mbyllja e pikave të basteve, kreu i qeverisë zbuloi personin që e ka shtyrë atë më së shumti për avancimin e kësaj nisme.
Rama tha se ky person është zëvendësministrja e Arsimit Besa Shahini.
“Nuk i kam thënë që do flasi, por po ia kaloj mikrofonin sepse Besa ka qenë një nga personat që ka ndikuar më shumë tek unë për të bërë sa më shpejt, një orë e më parë, mbylljen e këtyre basteve, llotove dhe të bixhozit. Pasi është problemi më i madh për Ministrinë e Arsimit, nevoja për të mbajtur, sidomos ata që janë në moshën 10-15 vjeçare, larg këtij aktiviteti mizerabël”, – tha kryeministri Rama.
Nga ana e saj, zv.Ministrja Shahini, tha se një problematikë që po haset vazhdimisht është edhe siguria nëpër shkolla, ndërsa tha se nisma e oficerit të sigurisë, që është një projekt pilot, po rezulton e suksesshme dhe do të shtrihet edhe në shkollat e tjera.
Mbyllja e basteve ndikon jashtë mase edhe sigurinë, pasi me mbylljen e basteve, nxënësit nuk do të jenë më në bastore por në angazhime të ndryshme.