TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Anëtare e kryesisë se LSI-së, Elona Guri tha se ndonëse Meta paralajmëroi rilindjen për lëkundjet sizmike, tërmeti ra dhe nejërzit janë lënë ën mes të katër rrugëve.
Në facebook, Guri shkruan se Meta ka paralajmëruar edhe 13 tetorin, ndërsa shton se është mirë të dëgjohet “se siç e ka thënë populli: Ilir Meta, i di mirë punët e veta”.
Postimi i plotë:
Paralajmëroi rilindjen për tërmetin, ata nuk e vunë ujin në zjarr. Tërmeti ra, njerëzit janë lënë mes katër rrugëve.
Ndërkohë rilindja për një shprehje “Edi I Love You” që një Elisë a Oltë tjetër e Ministrisë së Jashtme thirri e “ekzaltuar”, harxhuan 720 milione lekë të reja nga fondi rezervë i qeverisë që përdoret në raste fatkeqësish, duke e lënë vendin të papërgatitur dhe njerëzit në mëshirë të fatit.
Ka paralajmëruar edhe për 13 tetorin. Mirë është të dëgjohet, se siç e ka thënë populli: Ilir Meta, i di mirë punët e veta. Tërmeti i 18-19 tetorit do jetë shumë më i dëmshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët se ky i sotmi.
Rilindja do i lajë një ditë kusuret e veta, ndërkohë shqiptarët të mbledhim mendjen të mos na shtohen prej rilindasve kusuret tona.
Për Elisën dhe Oltën do t’ju kujtoja që tundjet e shtëpive të shqiptarëve nga tërmetet nuk janë si tundjet e juaja belly dance për Edin, as si tërmetet e Damianit. Jetët dhe pronat e shqiptarëve janë shumë më të rëndësishme se karriket tuaja.