TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas tërmetit të fuqishëm, 4.7 ballë, i cili u ndje këtë pasdite në Korçë, banorët kanë dalë në rrugë, duke lënë shtëpitë, pasi ndihen të frikësuar. Rreth 12 banesa kishin marrë dëmtime nga tërmeti i ndodhur më 1 Qershor në fshatin Qfëzez të Korçës ndërkohë që lëkundjet e forta të ditës së sotme i kanë dëmtuar akoma më shumë ato.
Banorët thonë se gjendja e shtëpive është e pabanueshme. Ata kërkojnë të merren masa, pasi janë me fëmijë dhe se nuk mund ta kalojnë natën në çadra.
“Askush nuk po na vjen në ndihmë, nuk dimë çfarë të bëjmë, pasi kemi braktisut banesat nga frika mos na zënë brenda.
Nuk po merret asnjë lloj mase, deri më tani kanë ardhur dhe na kanë dhën vetëm premtime. Të merren masa, jemi me fëmijë dhe nuk flemë dot në çadra. Gjendja e shtëpisë është e pabanueshme. Jemi shumë të frikësuar dhe nga kjo kemi braktisur edhe banesat, po qëndrojmë jashtë tyre”, tha banorja.
Korça tronditet sërish. Dy tërmet janë shënuar gjatë ditës së sotme në këtë qytet. Një lëkundje është ndjerë paradite dhe një tjetër pasdite. Lëkundja e dytë ka qenë shumë e fortë 4.7 ballë dhe banorët janë ndjerë në rrezik dhe kanë braktisur banesat e tyre. Korça dhe në qershor u trondit nga tërmetet, ku u dëmtuan disa banesa. Qeveria ka premtuar që do t’i rindërtojë, por ende nuk banorët janë në qille të hapur.