AKTUALITET, 12 Dhjetor 2019, 22:15

Tërmeti/ Kryemadhi : Xhaçka s’dëgjoi presidentin se lindi në Amerikë, Bashkia kërkoi fonde për pemë

Tërmeti/ Kryemadhi : Xhaçka s’dëgjoi presidentin se lindi


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zbuluar ‘sekretet’ e socialistëve.

E ftuar në emisonin “Open”, Kryemadhi u shpreh se ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka nuk e mori seriozisht paralajmërimin e presidentit Ilir Meta pasi ishte në Amerikë. Kryemadhi është shprehur gjithashtu sese Bashkia e Tiranës i ka dërguar letër sekrete ndërkombëtarëve për të marrë fonde për mbjelljen e pemëve.

“Pse nuk e mori seriozisht paralajmërimin e presidenti Olta Xhaçka? Apo ishte duke lindur në Amerikë? Dy ditë pas tërmetit, Bashkia e Tiranës ka dërguar një letër sekrete duke kërkuar fonde për mbjelljen e pemëve,”-tha ndër të tjera Kryemadhi.