TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Derbi Partizani-Tirana vendos rekordin historik. Të paktën, përsa u përket numrit të biletave të shitura deri tani.
Sipas klubit të Partizanit, janë 17 mijë e 500 bileta të shitura, rreth 80% e stadiumit, çka tregon interesimin e jashtëzakonshëm të tifozëve për këtë derbi, i pari që do luhet në stadiumin e ri të kryeqytetit, “Air Albania Stadium”.

Njoftimi i Partizanit
Klubi njofton se vazhdon të ketë një interesim të jashtëzakonshëm për derbin Partizani – Tirana i cili luhet nesër në “Air Albania Stadium” ora 19:00. 17.500 bileta është deri më tani numri i biletave të shitura përgjatë ditës së sotme.
Ju kujtojmë që biletat do të mund ti siguroni edhe përgjatë ditës së nesërme e në vazhdim ora 10:00 deri 19:00 pranë pikave të shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”, në dyqanin zyrtar të FSHF “Macron”, pranë Ambasadës Amerikane, si edhe pranë dyqanit “Joma” Sponsori Teknik i skuadrës, i pozicionuar pranë Godinës “ETC” te Rruga e Elbasanit.
#TëPremtenEGjithëFamiljaKuqeNëPërkrahjeTëSkuadrës
#DerbiHistorik