TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa tha se ky i fundit duhet të thirret nga Prokuroria si përgjegjës për vdekjen e familjes Lala në Durrës nga tërmeti i 26 nëntorit.
“Ku janë 1.1 milion lekë që paguan shteti për të paguar qentë që të gjenin njerzit nën rrënoja!
Paratë e qenëve i merr Edi Rama.Parat e emergjencave i merr Edi Rama. Parat e kaskave dhe dorezave i merr Edi Rama.
Familja Lala është vrarë për dy fadroma që duhet të mbanin soletën që mos i zinte nën rrënoja.
Për këta duhet të hetojë Prokuroria. Thirrni ekspertët e huaj, merrni dhe gazetaren Klodiana Lala.
Merrni videot e Klodiana Lalas, dhe shikoni në cfarë ore është shembur vila., theksoi Kryemadhi