AKTUALITET, 12 Dhjetor 2019, 21:38

Alfred Peza: Qeveria e menaxhoi shumë mirë tragjedinë, kjo e favorizon Ramën në sytë e publikut

Alfred Peza, i ftuar në emisionin "Opinion", ka deklaruar se qeveria shqiptare e ka menaxhuar mjaft mirë  tragjedinë pas tërmetit dhe se kjo gjë e favorizon kryeministrin në sytë e opinionit publik.

"Ne shohim Ramën dhe batutat e tij, nuk do të thotë të merremi me batutat e tij, sepse grupet e punës janë në terren.

Ndihet se keni një perceptim, se Rama është i favorizuar, sepse është 24 orë në krye. Ky nuk është faji i Ramës, fajin ta gjejë ai që e ka.

Është operacioni më i madh, më kompleks dhe më i mirë-menaxhuar. Kjo bën që Rama të perceptohet pozitvisht dhe të favorizohet në perceptimin publik. Por, Edi Rama në këtë fazë, nuk e ka mendjen a do fitojë në perceptimin e publikut", tha Peza.

Kujtojmë se deri në këto momente qeveria shqiptare, ende nuk ka publikuar listën e ndërtesave të dëmtuara, kostot dhe planin konkret se si do të nisë rindërtimi, por kemi dëgjuar deklarata të ndryshme dhe copëza premtimesh, nga daljet dhe shëtitjet e kryeministrit Rama në ERTV.

/TPZ.al/