AKTUALITET, 31 Korrik 2019, 12:08

“Tërmeti apokaliptik”/ Presidenca reagon pas letrës së Xhaçkës: Papagajtë nuk kanë nevojë për fakte


Pas letrës së dërguar nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, drejtuar presidentit të vendit, Ilir Meta, pas kërkesës së tij për informim, lidhur me shqetësimin për një termet apokaliptik që parashikoi sizmologu grek se do të godasë Ballkanin, vjen reagimi i zëdhënësit të Kreut te Shtetit.

Zëdhënësi Tedi Blushi, përmes një postimi në Facebook, ironizon ministren Xhaçka, duke e quajtur “zëdhënësen” e re në Shqipëri të z.Tselentis.

“Papagajtë nuk kanë nevojë për fakte dhe as për argumente, ata vetëm përsërisin veten çdo herë”- shkruan ai.

Reagimi i Tedi Blushit:

Papagajtë nuk kanë nevojë për fakte dhe as për argumente, ata vetëm përsërisin veten çdo herë.

Për ata që kanë dëgjuar sot “zëdhënësen” e re në Shqipëri të z.Tselentis, po u rikujtojmë shkrimet e publikuara në mediat ndërkombëtare dhe kombëtare që i gjeni në linkun më poshtë.

Ndërsa për ligjin “Për Mbrojtjen Civile” bën mirë të jetë e informuar se është dekretuar para se të përfundojë afati!