AKTUALITET, 31 Korrik 2019, 10:59

Kapet 95 kg drogë në kufirin greko-shqiptar, policia në kërkim të trafikantëve

Kapet 95 kg drogë në kufirin greko-shqiptar, policia në


Një sasi droge është kapur në kufirin greko-shqiptar. Mësohet se janë sekuestruar rreth 95 kg marijuanë, të futura në tre çanta.

Droga ishte ndarë në 59 pako, ndërsa ishte fshehur në një zonë bujqësore pranë kryqëzimit të Negradhes, në Janinë.

Menjëherë pasi është pikasur lënda narkotike, policia greke ka rrethuar zonën dhe po punon për kapjen e trafikantëve.