AKTUALITET, 3 Shtator 2021, 08:56

Tërmet me magnitutë 5.6 ballë në Kili

Tërmet me magnitutë 5.6 ballë në Kili

Një tërmet me magnitutë 5.6 ballë ka goditur Kilin.

Sipas Shërbimit Sizmologjik Kombëtar, epiqendra e tërmetit ka qenë 80 kilometra në jugperëndim të Caldera-s.

Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 15.1 kilometrash ndërsa nuk është raportuar për viktima ose të plagosur.

Më tej thuhet se tërmeti është ndier edhe në rajonet Atacama dhe Coquimbo ndërsa pas tërmetit nuk është lëshuar paralajmërim për cunami.