AKTUALITET, 7 Korrik 2019, 22:10

Salianji reagon pas deklaratës së Policisë: Edhe të çmendurit përzgjedhin politikisht?! Pse rastësisht makinën e Lubonjës?

Salianji reagon pas deklaratës së Policisë: Edhe të

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin nesër mbrëma në protestë, ndërsa shton se një tjetër kauzë që i bashkohet kësaj protestë është edhe sulmi ndaj Fatos Lubonjës.

Në një reagim publik, Salianji shprehet se “Dënimi i dhunës publikisht nuk është ndëshkimi se me të duhet të merren institucionet por solidariteti i shoqërisë pêr të parandaluar ngjarje të tilla ndaj kujtdo qê mund të ndodhin në të ardhmen!”.Lubonja-makina

Makutêria dhe mllefi ndaj kujtdo që e shohin si kundërshtar politik nuk ka kufij! Pasi përgjatë gjithë ditës as KM, as Ministri i Brendshëm, asnje përfaqësues politik i rilindjes nuk reagon për të dënuar dhunën ndaj Fatos Lubonjês, aset i rrallë për nië shoqeri si e jona! Dënimi i dhunës publikisht nuk është ndëshkimi se me të duhet të merren institucionet por solidariteti i shoqërisë pêr të parandaluar ngjarje të tilla ndaj kujtdo qê mund të ndodhin në të ardhmen!

Reagimi i polisisë së shtetit që reagon në fund të ditës duke e rrefyer ngjarjen si përrallë; “….Në tentativë për t’u larguar, shtetasi A.H. Me probleme mendore theu me sende të forta xhamin e një mjeti të parkuar në hyrje të pallatit ku banonte. Agjentët arrestuan 50 vjeçarin, nga Tirana….”

Tani pyetja më normale është; si ka mundësi që gjithë të çmendurit apo ata me probleme mendore për rastësi kërcënojnë vetëm zërat publikë opozitarë?! Edhe të çmendurit përzgjedhin politikisht?! Pse rastësisht makinën e Lubonjês???

Është e sigurt, jo vetëm jemi në regjim por nê një regjim të çmendur!

Nesër në oren 20:00 të bashkohemi për të shpetuar Shqipërinë