TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sir Kim Darroch ka thënë se Shtëpia e Bardhë ka qenë "veçanërisht jofunksionale" dhe "e ndarë" nën drejtimin e Donald Trump.
Por, ai paralajmëronte se presidenti amerikan nuk duhet shumëzuar me zero. Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë ende një deklaratë, por kjo ngjarje mund të jetë një test për mardhënien "speciale" mes SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. Në mesazhet e publikuara, Sir Kim shprehej: "Nuk besojmë se kjo administratë do të bëhet më normale; më pak jofunksionale; më pak e paparashikueshme; me më pak fraksione; më pak e ngathët diplomatikisht dhe më pak e paaftë". Ai pyeste nëse Shtëpia e Bardhë do të dukej ndonjëherë "e aftë". Burimi: BBC / TPZ.al/