TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në prangat e policisë së Tiranës ka rënë një 34-vjeçari pasi tentoi të vidhte një makinë.
Nga policia është arrestuar F.T 34-vjeç pasi, mbrëmjen e djeshme në rrugën “Brigada e 8-të”, ka tentuar të vjedhë mjetin shtetasit D. D banues në Paskuqan.
Njoftimi i policisë:
Tenton të vjedhë në mjetin e një shtetasi por arrestohet në flagrancë nga Policia.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale tre aparate celularë të vjedhur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 2 arrestuan në flagrancë shtetasin: F. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja ” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme në rrugën “Brigada e 8-të”, ka tentuar të vjedhë në mjetin shtetasit D. D banues në Paskuqan.
Falë reagimit të menjëhershëm të forcave policore pas marrjes se njoftimit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, ku gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti 3 aparate celularë që kishte vjedhur në automjetin e shtetasit D.D.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vjedhja”.