AKTUALITET, 12 Qershor 2019, 10:47

Prokurori Shkëlzen Cena tërhiqet nga gara për SPAK

Prokurori Shkëlzen Cena tërhiqet nga gara për SPAK


Prokurori Shkëlzen Cena ka paraqitur pranë KLP kërkesën për tërheqjen nga gara për SPAK.

Këshilli miratoi me 10 vota pro kërkesën e tij, ndërkohë që më datë 14 të këtij muaji jepet vendimi i KPK-së për Cenën.

Prokurori Shkëlzen Cena ishte kandidat për të qenë anëtar i Strukturës së Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në strukturën e të cilit do të jenë 15 prokurorë.