TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Katër anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që votuan kundër dekretit të Presidentit Ilir Meta, për anulimin e datës 30 qershor për zgjedhjet lokale janë marrë në mbrojtje.
Sipas informacioneve mësohet se ata kanë bërë kërkesë në Ministrinë e Brendshme që të merreshin në mbrojtje pasi ndiheshin të kërcënuar.
Pas kërkesës atyre u janë venë në dispozicion truproja që i mbajnë nën mbikëqyrje.
Në mbrojtje janë marrë nën kryetari Denar Biba, si dhe anëtarët Edlira Jorgaqi, Bledar Skënderi dhe Rezarta Bitri.